Komuna e Tetovës ka vijuar me aksionin për lirimin e hapësirave publike

Tetova

Komuna e Tetovës ka vijuar me aksionin për lirimin e hapësirave publike

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:40
Tetova

Fushata për lirimin e hapësirave të publike po vazhdon të zbatohet me sukses dhe ka regjistruar tashmë efektet e para pozitive, për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit, informojnë nga Komuna e Tetovës, transmeton Zhurnal.

"Në periudhën që vjen Inspektorati komunal, Inspektorati Shtetëror i Tregut në bashkëpunim me SPB Tetovë me intensitet edhe më dinamike do të vazhdojnë punën dhe do të monitorojnë në kontinuitet situatën mbi lirimin trotuareve, shtigjeve dhe hapësirave të gjelbra. Prandaj apelojmë deri te të gjithë ata, që ende nuk kanë filluar me largimin e mallit nga hapësra përpara lokaleve të tyre afarsite, këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur për të shmangur procedurat ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore", thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Siç thonë nga Komuna e Tetovës, qëllimi i këtij aksioni është që të sigurojmë kalim dhe qarkullim të lirshëm pët qytetarët, të sigurojmë shtigje të sigurta kalimi për nxënësit, fëmijët dhe nënat me fëmijë, si dhe të vendosim në funksion të qytetarëve hapësirat e gjelbra në qytet.

"Vetëm duke bashkëvepruar në funskion të së mirës së përbashkët, mund ta bëjmë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar! Sipërfaqet publike u përkasin të gjithëve njëlloj pa përjashtime! Qyteti yt, hapësira yte", thuhet në njoftim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat