Filipçe: Spitali Klinik në Tetovë me reparte të reja

Tetova

Filipçe: Spitali Klinik në Tetovë me reparte të reja

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:27
Ministri i shëndetësisë, Venço Filipçe

Ministri i shëndetësisë, Venço Filipçe ka paralajmëruar se në Spitalin Klinik në Tetovë do të ketë reparte të reja.

Bëhet fjalë për Ndihmën e Shpejtë, Traumatologjinë dhe Neurokirurgjinë që do të transferohen në objektin e ri të kësaj qendre spitalore.

Ministri gjithashtu tha se personeli mjekësor që do të duhet për nevoja të spitalit i gjithi do të plotësohet, sipas nevojave të rrethit të komunave të Tetovës dhe sipas nevojave që do të tregohen nga administratorët e spitalit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat