Shpërthim në kazermën e Tetovës, katër ushtarë të lënduar

Tetova

Shpërthim në kazermën e Tetovës, katër ushtarë të lënduar

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:12
Kazerma në Tetovë

Sot në kazermën e Tetovës ka shpërthyer zjarr, ku lëndime kanë marrë katër ushtarë, prej të cilëve dy janë lënduar më rëndë.

Rastin për Telegrafi Maqedoni e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.

Ushtarët të cilët kanë marrë lëndime më të rënda janë dërguar për në Klinikat e Shkupit, ndërsa dy të tjerët po mbahen në Spitalin e Tetovës.

Për momentin nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa pritet që detaje tjera të jepen gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat