Filloi rekosntruimi i plotë i rrugës Murat Baftijari në Tetovë

Tetova

Filloi rekosntruimi i plotë i rrugës Murat Baftijari në Tetovë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:11
Ilustrim

Ashtu si që paralajmëruam me fillimin e pranverës filluam një nga projektet kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore, rekonstruimin e plotë të rrugës Murat Baftijari. Do të bëhet rregullimi i tërësishëm i rrugës në gjatësi prej 520 metra, gjërësi 6 metra dhe trotoare nga të dyja anët me gjërësi 2 metra, thonë nga Komuna e Tetovës.

"Me rregullimin e rrugës është paraparë edhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik F400 dhe gjatësi prej 600 metrave. Rruga e re do të ketë edhe ndriçim modern LED, me shtylla ndriçuese me gjatësi prej 9 metrave. Gjithashtu gjatë rekonstruimit të rrugës do të bëjmë edhe ndrimin e gypave të ujësjellësit që të evitohen defektet e mundshme  në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se ky projekt gjithësesi që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe në qarkullimin e lirshëm të automjeteve dhe këmbësorëve, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat