Tre “kaçakë” të rinj sulmojnë në një fshat të Tetovës, policia arreston dy prej tyre

Tetova

Tre “kaçakë” të rinj sulmojnë në një fshat të Tetovës, policia arreston dy prej tyre

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:50
ilustrim

Të enjten rreth orës 16 në fshatin Merovë të Tetovës, D.J. (43) nga Tetova deri sa ka lëvizur rrugës me kamionin e tij “Mercedes” me targa të Tetovës nga fshati Merovë drejt rrugës rajonale Tetovë-Zhelinë, tre persona të panjohur ia kanë prerë rrugën. D.J. e ka ndalur veturën, kurse një prej personave ka drejtur një revole ndaj tij. D.J. e ka startuar kamionin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konstatuar se A.D. (18) dhe dy persona në moshë 16 vjeçare, të gjithë nga fshati Novo Sellë. Gjatë kontrollimit të njërit prej tyre është gjetur pistoletë gazi.

Dy prej personave janë arrestuar. Policia po ndërmerr masa për dokumentim të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat