Tetovë, protesta për mungesën e transportit publik

Tetova

Tetovë, protesta për mungesën e transportit publik

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:52
Protesta në Tetovë

Qytetarët e Tetovës protestuan sot për mungesën e transportit publik. Ata iu bënë thirrje autoriteteve lokale që të përmbushin premtimin e dhënë prej kohësh, ndërsa revoltin e tyre e shprehën përmes improvizimit të autobusëve nga letra.

Një grup të rinjsh në mungesë të autobusëve të transportit publik, zgjodhën që atë ta bëjnë me anë të karrocave improvizuese.

Protestuesit porositën se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa nuk përmbushet kërkesa e tyre.

“Transporti publik është nevojë dhe kërkesë e vjetër e qytetarëve të komunës së Tetovës, e që nuk është adresuar për shumë vite. Është premtuar nëpër fushata elektorale por nuk është realizuar kurrë dhe është një rikujtim për gjithë zyrtarët e komunës së Tetovës se është një obligim i tyre që nuk mund t`i ikin”, është shprehur njëri nga protestuesit.

Protestuesit paralajmëruan protesta edhe për një sërë mangësish të tjera për të cilat edhe pse janë premtuar nga Komuna, nuk janë përmbushur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat