Tetovë, 1 500 banorët e Jazhincës pa ambulantë

Tetova

Tetovë, 1 500 banorët e Jazhincës pa ambulantë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Edhe pse premtohet pothuajse çdo vit, assesi të fillojë me punë ambulanca në fshatin kufitar të Jazhincës. Rreth 1500 banorët e këtij fshati, edhe më tej shërbimet shëndetësore vazhdojnë t`i marrin dhjetëra kilometra larg fshatit të tyre, në Tetovë ose në ndonjë fshat në komunën e Jegunocit. Ata janë shprehur të irrituar nga premtimet, si të Ministrisë po ashtu edhe të partive politike të cilat ambulancën e “hapin” vetëm gjatë fushatës parazgjedhore.

Tani kushtet janë me gjitha aparaturat më moderne, tani vetëm të sillen mjetet për punë dhe mjeku të fillojë punën, por, se ku qëndron problemi nuk e dimë. Problemi më i madh është me pleqtë se s`lëvizin nga shtëpia, kemi njerëz në gjendje shoku apo ndonjë infarkt apo diçka e jashtëzakonshme që nuk mund të bartet me transport. Premtimet janë gjithnjë por asnjëherë nuk bëhen ato që premtohen”.

Kemi nevojë por ja, ambulancën e kanë bërë por ka mbet ashtu. E kemi vështirë se është larg shumë, 28 kilometra ka. Na premtuan para zgjedhjeve që do ta hapin dhe ka mbet hapur. Fëmijët në Tetovë duhet me i dërguar nuk ka tjetërkund”.

I çojmë në Vratnicë, Dobrosht – Tetovë – ankohen banorët.

Nga shtëpia e shëndetit, fajin e hedhin tek Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i saj Tahir Tahiri, shprehet se dy herë është bërë kërkesë në Ministri dhe në Fondin Shëndetësor të Maqedonisë, megjithatë përgjigje nuk ka.

Ne si drejtori kemi dorëzuar kërkesën bashkë me vendimin e këshillit drejtues deri tek Ministria e Shëndetësisë dhe presim pëlqimin nga ministria për të hapur konkurs për ambulancën e Jazhincës por problemi qëndron tek pozita e fshatit, numri i banorëve dhe interesimi i mjekëve është i vogël në këtë drejtim – deklaro Sinkron: Tahir Tahiri, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Tetov

Banorët thonë që ka pasur disa mjekë që kanë ardhur këtu për një periudhë të shkurtër dhe në mungesë të numrit të caktuar të banorëve ata kanë mbyllur ambulancën dhe kanë ikur. Përndryshe, në gjendje të njëjtë, pra me mungesë të mjekut janë edhe një numër i madh i fshatrave të malësisë së Sharrit, si është Veshalla, Bozovca e Brodeci.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat