Tetovë: Për një muaj, 1.329 shkelje në trafik

Tetova

Tetovë: Për një muaj, 1.329 shkelje në trafik

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:48
Tetovë

Vendbanimet dhe rrugët kryesore të qytetit vazhdojnë të jenë në krye të listës së aksidenteve të trafikut në Tetovë dhe më rrethinë.

Sipas raporteve policore, problematike janë bulevardet kryesore të qytetit ku regjistrohen shumë aksidente, jo me pasoja të rënda, por vetëm me dëme materiale. Por si çdoherë, nuk mungojnë aksidentet edhe nëpër rrugët regjionale, të cilët vazhdojnë të jenë të rrezikshme, shkruan gazeta KOHA.

Nga Policia e Tetovës thonë se numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur nëpër vendbanime gjithsej 54 dhe nëpër rrugët e Tetovës 38, kryesisht në bulevardet “Ilinden”, “Iliria” dhe “Vidoje Smilevski Bato”, pastaj rrugën rajonale Tetovë-Pirok 17, autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup 14, dhe kështu me radhë. Si shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në muajin e kaluar ka qenë shpejtësia e papërshtatshme 17 , kurse aksidentet janë shkaktuar edhe si pasojë e kryerjes së veprimit të parregullt 15. Si ditë më të rrezikshme në komunikacion, gjatë muajit të kaluar kanë qenë dita e martë dhe dita e enjte me nga 14 aksidente, ku pason e shtuna dhe e diela me nga 12 aksidente, deri sa periudhë më e shpeshtë aksidenteve është prej ora 10 deri ora 12 dhe prej ora 14 deri ora 16, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi. Përndryshe , gjatë muajit të kaluar në këtë rajon gjithsej janë kontrolluar 4099 vetura ku janë zbuluar 1329 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve. Kundërvajtjet e zbuluara, gjatë periudhës që bëhet fjalë janë sanksionuar me 664 fletëpagesa të detyrueshme, 479 fletpagesa për kundërvajtje, dhe me 168 paralajmërime me shkrim.

Me tej, sipas policia e Tetovës, në aksidentet e muajit maj nuk ka patur viktima, për dallim nga muaji maj i vitit.

“Gjatë muajit maj të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, janë regjistruar gjithsej 77 aksidente trafiku, ose 10 aksidente më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë, në këto aksidente nuk ka pasur viktima në njerëz, për dallim të muajit maj të vitit të kaluar ku pati një viktimë në aksident trafiku, edhe numri i të lënduarve rëndë është më i vogël se vitin e kaluar. Duke përmendur se lëndime të rënda trupore ka marrë vetëm një person, për dallim të vitit të kaluar, ku ka pasur gjashtë persona rëndë të lënduar, 26 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, kurse në 43 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale, e cila kumulativisht vlerësohet me mbi 43 milion e 600 mijë denarë”, thotë zëdhënësi policor Fatmir Rexhepi.

Në ndërkohë, sipas raporteve të policisë në territorin e Tetovës, gjatë muajit të kaluar, janë evidentuar gjithsej 1329 kundërvajtje në trafik.

Numri më i madh i tyre është tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, në vendbanime dhe jashtë vendbanimeve si dhe më pas janë edhe kundërvajtjet tjera. Në muajin maj, janë zbuluar 62 vetura pa regjistrim ose me regjistrim të skaduar,nëntë vetura me parregullsi teknike, derisa 44 shoferë kanë drejtuar veturën në gjendje të alkoolizuar,.Për këto kundërvajtje parashihet gjobë ligjore me vlerë prej 100 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Në këtë periudhë, gjithashtu janë regjistruar edhe 125 të ashtuquajtur ,”vozitës të egër”, individ të cilët nuk kanë poseduar leje valide për vozitje, si dhe 100 vozitës fillestarë, të nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara me ligj.

Dy persona kanë vozitur gjatë masës së ndalesës dhe si dhe dy vozitës kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për drejtim të automjetit, kundërvajtje që jo rrallë konstatohen në rajonin e Tetovës. Të gjitha kundërvajtjet janë realizuar me padi adekuate, fletëpagesë të detyrueshme, apo për kundërvajtje, në funksion të sanksionimit efikas, me qëllim që përfundimisht të bëhet ngritja e ndërgjegjes dhe kulturës së shoferëve në komunikacion, por edhe siguria e përgjithshme në rrugët dhe lagjet e këtij rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat