Poroj i Tetovës, një viti pas vërshimeve vuan ende problemet - Bota Sot
Poroj i Tetovës, një viti pas vërshimeve vuan ende problemet

Tetova

E diel, 23 shtator 2018

Poroj i Tetovës, një viti pas vërshimeve vuan ende problemet

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 17:48
Ilustrim

Një vit pas vërshimeve në fshatin Poroj, banorët e këtij fshati akoma përballen me pasojat, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Zaev e kryetares së Tetovës Teuta Atrifi për rregullimin e shtratit të lumit.

Përveç që nuk u pastrua tërësisht shtrati i lumit të fshatit Puroj një vit pas vërshimeve, e pa rregulluar mbeti edhe ura e rrugës kryesore Tetovë Jazhincë, e cila për pasojë të mungesës së mburojave për çdo ditë rrezikon vozitësit

"Pyetja se çfarë ka mbetur pa u bë, e gjitha ka mbetur pa u bërë. U pastrua pjesërisht kjo pjesë mbi urë nën urën pjesa tek fushat u pastrua mirë por gjatë vërshimeve të dyta u mbush sërish dhe ja është kjo gjendje që është. Tani rreziku është shumë më i madh sepse është mbushur shtrati i lumit si pjesa poshtë edhe pjesa e epërme. Premtimet ishin shumë të mëdha asokohe sidomos nga ana e kryeministrit se 2018 do jetë një vit i punës një vit kur do merren masa që të parandalohet ajo që ndodh çdo vit" – deklaroi  Sulejman Ramadani, Kryetar i BL Poroj.

 Për dallim prej para një viti kur bënë premtimet e mëdha, tani kryeministri Zaev dhe Teuta Arifi, theksojnë se ndihma që duhet drejtuar në Puroj mund të zgjat me muaj, apo ndoshta edhe vite.

"Tanimë kemi aplikuar, pra projekt-dokumentacioni me ndihmën e ambasadës së Zvicrës janë bërë, që të mund të sigurohet atje zgjidhje afatgjate, rregullim komplet me gjitha kaskadat që duhet të bëhen për ta mbrojtur Porojin. E dini asokohe intervenuam me para direkt nga buxheti por procedura e projekteve kryesore është procedurë që shkon me muaj e ndonjëherë edhe me vite"- tha kryeministri Zoran Zaev .

"Ne në thirrjen e qeverisë që ka qenë për projekte nga ana e komunës nga fondet e mbetura të operatorit TAV, pra është një thirrje që ka bë Qeveria e afatizuar deri më 31 maj, në mesin e projekteve që ka aplikuar komuna e Tetovës është edhe rrjeti shpërndarës i ujë sjellësit të fshatit Poroj" – pohoi  Teuta Arifi, kryetare e Komunës.

 Përndryshe, në fshatin Poroj, nuk janë paguar ende as dëmet e pësuara nëpër fushat e mbjella me kultura bujqësore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test