Rrënohet objekti kontestues në Bllok 4 në Tetovë

Tetova

Rrënohet objekti kontestues në Bllok 4 në Tetovë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:53
Pamje nga video

Pas 12 vitesh pritje dhe kërkesa të panumërta drejtuar komunës, bëhet hapi i parë pë hapjen e rrugës për banorët e “Bllok 4” në zonën tek ish fabrika e tullave në Tetovë.

Është rënuar objekti që ishte pengesë që të hapet rrugë më e mirë për të lëvizur këta banorë të cilët deri më tash kanë shfrytëzuar një kalim alternativ që ishte shumë i vështirë.Pikërisht ky kalim alternativ ka qenë shkak që këta banorë edhe kan dëmtuar automjetet e tyre.Banorët thonë se është bërë një hap I mdh në të mirën e tyre.

“Blloku 4 që quhet kjo lagje këtu për 12 vite me rradhë është lënë pas dore, ndosha edhe nuk kanë pasur faj, nuk ka pasur edhe aq shumë shtëpia, unë kam qenë i pari që kam ndërtuar shtëpinë në këtë bllok.Mirëpo megjithatë kjo është një sukses shumë i madh pasiqë bëri një hap sa për të lëvizur në këtë rrugë , është mirë që në të ardhmen kushdo që bën projekte urbanistike menjëherë duhet të hapen rrugët tjera , është një
ndryshim i planit të bllokuar tonë që të zgjerohet akoma më shumë , që rruga e Ratajës që duhet të hapet edhe ajo rrugë, dhe jo vetëm këto 30 shtëpi por edhe për 100 tjera bëhet edhe më mire”, u shpreh Hajri Ismani, banorë.

Ai më tej nënvizoi se rënimi I objektit jep mundësi të reja që të happen rrugë të
tjera që do të mundëosnin edhe qarkullim më të lirshëm të banorëve jo vetëm të
kësaj zone.

“Meqë projekti i planit detal urbanistik shkon shumë nëpër prona private e cila kushton shumë, ndërsa rruga e Ratajës është e gatshme ne kemi biseduar edhe me zëvendësministrin e mbrojtjes ato janë të gatshëm dhe japin 15 metra prej lartë e deri poshtë rreth kazermës . Megjithatë është bërë një hap i guximshëm nga
ana e komunës sepse më herët kanë pasur frikë apo nuk kanë pasur guximin e duhur që të futen në planin detal urbanistik që vet e kanë bërë , për të shmangur probleme të natyrave të ndryshme megjithatë mendoj se tash ligji ka filluar që të funksionojë ashtu siç duhet”, tha ai. 

Nga Sektori për Tokë Ndërtimore thonë se rrënimi ka filluar dhe pritet që ai vend
të merr pamje tjetër.

“Objekti që ndodhej te ish farbika e tullave ka filluar të rënohet dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të nbi 20 banorëve.

Poashtu në këtë vend plaifikojmë që të ketë gjelbërim dhe park për fëmijë, njëkohësisht edhe do të rregullohet rruga sepse me të vërtetë ka qenë një pengesë e madhe”,thonë nga Sektori për Tokë Ndërtimore.

Përndyrshe, para dy jave banorë të kësaj lagje kishin dalur në protesta duke kërkuar që komuna që të merr masa për të rënuar këtë objekt I cili ishte bërë pengesë kryesore për lëvizjen e tyre. Kjo lagje e re ndodhet në mes të fshatit Poroj dhe lagjes Drenovec në hyrje të Tetovës, ku në të kaluarën ka qenë e vendosur dhe ka funksionuar fabrika për prodhimin e Tullave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat