Tetova në hall me mbeturinat

Tetova

Tetova në hall me mbeturinat

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 06:28
Tetove, mbeturinat

Për herë të tretë, Stacioni për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave në Tetovë është në defekt. Kjo ka bërë që edhe grumbullimi i mbeturinave të shënon ngecje në qytet. Vonesat kanë bërë që në shumë pjesë të qytetit të Tetovës të hasen kontejnerë të stërmbushur me mbeturina, shkruan gazeta KOHA. Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë has në vështirësi që tërë mbeturinat ti transportojnë në Drislla, dhe në këtë mënyrë tashmë stacioni për ngarkim dhe shkarkim është rikthyer në deponi të vërtetë, por edhe nëpër qytet situata paraqitet e vështirë.

Nga Eco Guerilla theksuan se komuna nuk është e aftë që të menaxhojë me mbeturinat dhe duhet që pushteti qendror t’ia merr ingerencat Komunës së Tetovës në sferën e menaxhimit me mbeturinat dhe vetë organizojë të njëjtën. Kanë kaluar dhjetë vite që kur Tetova ishte ngulfatur nga mbeturinat, pasi të njëjtat ishin grumbulluar afër stacionit hekurudhor në Tetovë. Pothuajse që atëherë e këndej problemi me mbeturinat e përkohshme shfaqet kohë pas kohe.

Në këtë drejtim janë edhe shqetësimet e shoqatave joqeveritare, të cilët kërkojnë që ky problem të zgjidhjet urgjentisht. Përndryshe, mbeturinat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos  transportohen në deponinë Rusino të Gostivarit. Nga NPK-ja thonë se krahas vështirësive për të transportuar mbeturinat në Drislla në Shkup, po ashtu edhe stacioni në Tetovë është në defekt. “Ndërmarrja që bart mbetjet nga Tetova në Shkup ka pasur probleme para disa ditësh, por ndërmarrja jonë u detyrua që të bëj deponimin e mbetje këtu tek ngarkim-shkarkimi. Por edhe ne kemi pasur defekt teknik që shpresojmë shpejt ta rregullojmë, kjo është përditshmëri e jona, ne kemi defekte shpesh dhe shpejt besojmë ta rregullojmë problemin e mbetjeve që janë grumbulluar në këtë vend”, thonë nga  NPK “Tetova-Tetovë”.

Aktualisht, në Tetovë grumbullojmë rreth 250 ton mbeturina brenda ditës. Përndryshe, mbeturinat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos transportohen në deponinë Rusino të Gostivarit. Gjatë kohës kur Stacioni për ngarkim dhe shkarkim që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh është  në defekt, grumbullimi i mbeturinave është kryer me shumë vështirësi, pasi që është dashur që mbeturinat të transportohen direkt në Drislla, derisa është rregulluar defekti në këtë stacion ngarkim shkarkim.

Një kohë të gjatë mbeturinat transportohen për në deponinë Drislla, që është shumëfish më e shtrenjtë për shkak të distancës dhe përderisa nuk merr epilog deponia në Gostivar, Tetova dhe Komunat e Pollogut do të dërgojnë mbeturina në Drislla dhe kjo në masë të madhe ndikon që komunat të mos mund të menaxhojnë mirë me mbeturinat në këtë rajon që ka rreth 170 mijë banorë.

Gjatë verës së vitit të kaluar, ky stacion u lëshua në përdorim, por faza e dytë nuk ka filluar ende të rregullohet, që është faza e selektimit. “Faza tjetër e këtij projekti është sa i përket selektimit. Në këtë vend është përmbledhja e mbeturinave në përbërje të plotë dhe transportimin e tyre, kurse me fazën e dytë shohim që të bëjmë edhe selektimin e mbeturinave që mendojmë se do ndihmojë akoma më tepër ndërmarrjen publik”, kishte deklaruar në atë kohë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat