Kjo është oficerja “heroinë” që neutralizoi personin që terrorizoi Tiranën dje

Tirana

Kjo është oficerja “heroinë” që neutralizoi personin që terrorizoi Tiranën dje

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 20:45
Anjeza Xhediku

Një ditë më parë, një person që qëlloi me armë nga makina e tij shkaktoi panik tek qytetarët te “Rruga e Elbasanit”.

Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë tre persona që pasi kanë dalë nga një restorant, njëri prej tyre, nën ndikimin e alkoolit ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa ndonjë motiv.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.  Ata janë konstatuar në  rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.

Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia publikoi edhe momentet e arrestimit të tyre. Ndërsa fillimisht në rrjetet sociale u shpërnda një video që tregonte momentin kur një police femer e kishte shtrirë në tokë autorin e dyshuar dhe e kishte neutralizuar.

Policja femër që mori lavdërime dje në rrjetet sociale për punën e kryer është Anjeza Xhediku, efektive e Komisariatit numër 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat