Alarm për eksploziv tek Drejtoria e Patentave në Tiranë

Tirana

Alarm për eksploziv tek Drejtoria e Patentave në Tiranë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Pronari i një mjeti të parkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave ka ngritur në këmbë policinë dhe forcat xheniere pasi pretendon që i është vendosur eksploziv poshtë mjetit të tij.

Pronari i mjetit, shtetasi Elvis Boshi ka lajmëruar policinë rreth orës 14:30. Me të mbërritur aty blutë e Tiranës kanë kontrolluar mjetin me targë AA092OX dhe nuk kanë vërejtur gjë më sy të lirë.

Prandaj drejt vendngjarjes janë nisur forcat xheniere për të bërë një kontroll më të imtsishëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2016, në Kashar, tek parkingu pranë Drejtorisë së Patentave, shtetasi E. B., pretendon se në mjetin e tij, i kanë vendosur lëndë eksplozive.

Në vendngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier, po bëjnë kontrollin e imtësishëm të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat