Lezhë, pranga 47-vjeçarit, kapet me 320 gr kokainë

Tirana

Lezhë, pranga 47-vjeçarit, kapet me 320 gr kokainë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:48
Droga

Një 47-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Lezhës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se policia e Lezhës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka organizuar edhe një operacion për kapjen në flagrancë të të dyshuarit, Pajtim Aga, duke goditur kështu një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia e Lezhës bën të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e 47-vjeçarit Aga në momentin e arrestimit i janë gjetur me vete edhe 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat