Demokratët do të paguajnë 20 mijë lekë gjobë për protestën e 8 dhjetorit

Tirana

Demokratët do të paguajnë 20 mijë lekë gjobë për protestën e 8 dhjetorit

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:18
Foto nga protesat

Gjykata Administrative ka shfuqizuar 5 nga 7 gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur ndaj Partisë Demokratike, pas protestës së 8 dhjetorit për dëmet e shkaktuara nga protestuesit.

Administrativja ka lënë në fuqi vetëm dy gjoba për ndotje ambienti dhe e përkthyer në vlerë monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë.

Bashkia për protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishte gjobitur PD-në me 16,3 milionë lekë.

Demokratët këtë vendim e cilësuan politik dhe refuzuan ta paguajnë gjobën, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat