Në 9 tetor, në kryeqytet u mbajt maratona “Tirana 2016”. Në të morrën pjesë rreth 1.200 vrapues të moshave të ndryshme. Ky aktivitet i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikëskishte si synim ta regjistronte Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Dhe ia doli.
“Ja dolëm! Të gjithë bashkë! Tirana e kaloi testin. Federata Europiane e Atletikës na aprovoi në Kalendarin Europian për ta mbajtur Maratonën zyrtare në 15 Tetor, 2017! Jemi gati!”,ka shkruar Veliaj në profilin e tij.
Këtë vit kategoria më e gjatë e këtij aktiviteti ishte ajo e gjysëm maratonës, 21 km, në të cilën morrën pjesë edhe personazhe të njohur nga fusha të ndryshme, si Luiza Gega, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.