35 rrugë të reja te Dogana-Veliaj: Investojmë edhe aty ku janë të djathtët

Tirana

35 rrugë të reja te Dogana-Veliaj: Investojmë edhe aty ku janë të djathtët

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 17:47
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se po përmbyllim me sukses urbanizimin e të gjithë zonës së Doganës para afatit të caktuar 10 mujor, duke e bërë këtë pjesë të kryeqytetit funksionale për qytetarët, pa dallim ngjyrimeve politike.

Në një postim në Facebook, pasditen e së martës , Veliaj shprehet se , “po pse investon aty mo, ata janë të djathtë. Sepse në Tiranën tonë nuk punojmë për përçarje, por për bashkim. 35 rrugë të reja te Dogana”.

Po ashtu, në statusin e Kryetarit të Bashkisë Veliaj është postuar një vidio ku prononcohet deputetja e PS-së, Vasilika Hysi duke pohuar se: “20 vjet banorët kanë jetuar mes baltës, mungesës së ndricimit rrugorë” . Ndërsa, Veliaj në vidio promocion, shprehet se “Sot jemi në një fazë ku pjesa më e madhe e punimeve ka mbaruar dhe besoj para afatit 10 mujor të punimeve, pra në 5 muaj do të kemi mbaruar të gjithë urbanizimin e kësaj zone”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat