Veliaj: Vitin tjetër merr fund mësimi me dy turne

Tirana

Veliaj: Vitin tjetër merr fund mësimi me dy turne

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:45
Erion Veliaj

Shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” ka tashmë ambiente të reja sportive që mund të përdoren ashtu edhe nga komuniteti i Njësisë nr. 2. Gjatë perurimit të investimit, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, garantoi se brenda vitit do të zgjidhjet problematika e mësimit me dy turne, me ndërtimin e 20 shkollave te reja.

Veliaj: Jam i ndërgjegjshëm se çështja e shkollave me dy turne mbetet problematike. Këtë vit po përfundojmë projektin për 20 shkollat. Kjo shkollë është pjesë e një game investimesh në njësinë 2. Javën tjetër hapim Liceun, ndërkohë që kemi hedhur themelet për rindërtimin e shkollës ‘Hoxha Tahsin’. Ndërkohë që, sapo kemi nisur shpronësimin e shkollës “Kosova” për ta bërë edhe atë të re dhe besoj që njësia 2, në fund të këtij mandati do të ketë, jo vetëm shkollat më të mira në qytetin e Tiranës, por me shumë gjasa edhe në Republikë”

Edhe “Fan Noli” bëhet kështu pjesë e projektit të shkollave si qendra komunitare.

Veliaj: Jemi shumë të vëmendshëm që fëmijët, sidomos të rinjtë, të largohen nga kafet, nga pikat e basteve, nga kazinotë dhe këtë energji ta përdorin për të qëndruar të shëndetshëm, si dhe për të kaluar kohën në një mjedis më pozitiv. Më vjen mirë që po përgatisim një kalendar ku edhe komuniteti të ketë akses si banor, ish-banor i kësaj lagje, si dikush që voton në këtë shkollë, më vjen mirë se gjithmonë më është dashur të kuptoj se si politikanët shkojnë nëpër shkolla vetëm për ditën e votimit dhe nuk vënë re se në ç’gjendje janë ato.

Fushat moderne sportive të kësaj shkolle mund të përdoren për basketboll, futboll dhe sporte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat