Skandaloze: Shihni sjelljen e studentëve të mjekësisë me të sëmurën mendore

Tirana

Skandaloze: Shihni sjelljen e studentëve të mjekësisë me të sëmurën mendore

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:28
Studentët e mjekësisë tallen me të sëmurën mendore

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Spitalin Psikiatrik në Tiranë, ku tregohet paaftësia totale e stafit të këtij spitali për të menaxhuar të sëmurët dhe vetë spitalin.

Nga një video amatore, duken disa vajza që tallen rëndë me një grua të sëmurë mendore, shkruajnë mediat shqiptare.

Po sipas tyre, videon e ka realizuar një djalë që i shoqëronte i cili për fat të keq rezulton të jetë vetë student mjekësie.

Sipas raportuesit këto janë ngjarje të shpeshta që ndodhin në këtë spital dhe askush nuk merr asnjë masë për sigurinë e këtyre të sëmurëve të gjorë.

Një moment pikëllues në video është ai ku një tjetër grua e sëmurë mendore e këtij spitali i lutet të rinjve të lënë këtë zonjë të qetë e të mos ta tallin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat