Linda Rama dhe Erion Veliaj, bamirësi për fëmijët me aftësi të kufizuara

Tirana

Linda Rama dhe Erion Veliaj, bamirësi për fëmijët me aftësi të kufizuara

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:00
Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama

Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, morën pjesë në një mbrëmje për mbledhjen e fondeve mbi ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Lajmin e ka bërë publik vetë kreu i bashkisë më të madhe në vend, i cili ka shkruar se tashmë do të ketë edhe një tjetër format këndi lojërash në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në profilin e tij në Tëitter ka dhënë detaje rreth mbledhjes së financimit të duhur për nismën “Crowd Funding”.   “Ja dolëm! Mblodhëm gjithë shumën mes Bashkisë Tiranë, UNDP Albania & shumë bamirësve për Këndin e Lodrave të fëmijëve nga Personat me Aftësi të Kufizuar”, shkruan Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat