Tirana vizitohet nga solisti i grupit legjendar

Tirana

Tirana vizitohet nga solisti i grupit legjendar

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 17:22
Bruce Dickinson

Fati nuk e deshi që Bruce Dickinson, në vizitën e parë që pati në Tiranë, të vinte nën kostumin e pilotit dhe jo të solistit të grupit të famshëm të muzikës, heavy metal, “Iron Maiden”. Arsyeja e vizitës së tij një ditore, është thjesht një avion dhe bashkëpunimi që ai do të ketë me të vetmen kompani shqiptare të fluturimeve. Edhe pse interesi i momentit i Bruce Dickinson në Shqipëri është për arsye biznesi, ai nuk e përjashton mundësinë se në të ardhmen, mund të sjellë “Iron Maiden” në Shqipëri.

“Më duhet të pyes agjentin tim, menaxherin e grupit, por nuk besoj se ka ndonjë arsye për jo, nëse gjithçka shkon mirë, pse mos të vijmë dhe në Shqipëri, duket një vend interesant, madje nëse do të kem pak kohë gjatë qëndrimit, do ta vizitojë Tiranën”.

Ky ishte edhe lajmi më i bukur që morën fansat e tij, që patën mundësi, ta prisnin e më pas ta takonin në bordin e avionit, që mban emrin e një tjetër anglezi të dashur për shqiptarët, Norman Wisdom, i njohur me emrin e personazhit të tij, Pitkini. Ndryshe nga ata pak këngëtarë të famshëm që kanë ardhur në Shqipëri. Bruce Dickinson, zgjodhi që takimin, fotografitë dhe autografet me admiruesit e tij ti zhvillonte në privatësi, pa praninë e medias.

“Ka më shumë admirues se këtu…akoma më mirë… e kam një ide që edhe në Shqipëri, Iron Maden ka shumë fansa, si në çdo vend të botës”.

Në intervistën e dhënë për gjithë mediat që pritën zbritjen e parë të Bruce Dickinson në Shqipëri, një personaliteti mjaft të njohur në botë, thotë se është vetëm fillimi i një bashkëpunimi mes Londrës e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat