Tirana sërish pa drita, OSHEE: Ja zonat ku do ndërpritet energjia

Tirana

Tirana sërish pa drita, OSHEE: Ja zonat ku do ndërpritet energjia

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 20:24
Ilustrim

OSHEE ka njoftuar se disa zona të Tiranës do të jene pa drita në orët në vijim si pasojë e riparimeve që do të bëhen në nënstacionin e Farkës.

Për shkak të riparimit të një pjese të N/stacionit Farkë, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datën 20 Dhjetor 2016 (e Martë), nga ora 05:00 deri në 06:00 të mëngjesit, njofton Operatoti i Shpërndarjes.

Zonat që mbeten pa energji elektrike në rrethin Tiranë, janë:

Zona vilave, fshati Lundër (ish-Komuna Farkë), pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG. E1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat