Veliaj nderon 5 personazhet e vitit në Tiranë, cila është e veçanta e tyre

Tirana

Veliaj nderon 5 personazhet e vitit në Tiranë, cila është e veçanta e tyre

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 18:55
Erion Veliaj me 5 personazhet e vitit në Tiranë

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte i ftuar tek “E diela Shqiptare”. Arsyeja e kësaj pjesëmarrje ishte krejt e veçantë nga herët e tjera pasi Veliaj nderoi 5 personalitete të konsideruar si personazhe të vitit.

Në fakt këto personazhe ishin njerëz të thjeshtë, të cilit kanë profesione të ndryshe, por që japin një kontribut të madh për mirëfunksionimin e jetës në Tiranë.

Vlerësimi i këtyre njerëzve të thjeshtë, por që sakrifikojnë shumë për kryeqytetin, është vlerësuar pa masë edhe nga mjaft personalitete të jetës publike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Këngëtarja e njohur nga Kosova Eliza Hoxha vlerësoi këtë gjest të kryebashkiakut Veliaj, që si pak drejtues të tjerë, vlerëson pikërisht punonjësit e thjeshtë, por që japin një kontribut mjaft të madh për shoqërinë.

Eliza Hoxha thekson se kjo është e vetmja mënyrë për të stimuluar të mirën dhe për të mos i dhënë hapësirë publike “marrive e budallakive”.

Ja statusi i plotë i këngëtares Eliza Hoxha.
“Erion Veliaj i paska zgjedh personalitetet e vitit... Dhe ata janë punëtorë publik, shofer autobusi, elektricist publik, administratorë pallati etj...të vlerësuar për punën e mirë që kanë bërë në/për qytetin e tyre!

Kjo është e vetmja mënyrë me e stimulu të mirën dhe mos më i jep hapësirë publike marrive e budallakive që s'po mundemi me i qel sytë prej tyre...

Duke e vlerësuar atë që punon mirë, që kontribuon për qytetin, që kë përgjegjësi publike...ne krijojmë modele të mira për të rinjtë dhe shoqërinë...ne krijojmë dhe konfirmojmë mendësinë që të punosh, të kontribuosh, të jesh i mirë Ja vlen gjithmonë!
Eh pooooo... Ne ende nderojmë vetëm të vdekurit dhe komercin në KS. Gëzuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat