Tabaku: Plani urbanistik i Tiranës, po shitet si joshje elektorale

Tirana

Tabaku: Plani urbanistik i Tiranës, po shitet si joshje elektorale

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 21:20
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se Plani Urban i Tiranës po shitet si joshje elektorale.

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook mesditën e së hënës, Tabaku shprehet:“Ne vitin 2011 e hoqëm njësine 8 si zonë të mbrojtur mbas një vendimi të vitit 2002 të mbeshtetur nga atehere kryetari i bashkise, Rama. Në 2013 sapo erdhi qeveria tjetër, vendimet e para ishte vendosja e Njesise 8 si zone e mbrojtur. Tani e kanë hequr mbrojtjen dhe e shesin si gjë të madhe që bëhet për hërë të parë në 25 vite, që nuk është bërë kurrë më parë, ndërkohë që thjesht i rikthyen një të drejtë të fituar në 2011!”

“Të paktën në dy raste kemi denoncuar këtë publikisht me banorët e zonës dhe në Kuvend, ku minsitrja Gjermeni dhe deputeti Bushati heshten e nuk folën! Këto karamele ektorale nuk gënjejne askënd. Banorët e zonës e kanë parë që një vit e gjysëm nuk kanë parë një punonjës bashkie pranë tyre!”, shkruan Tabaku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat