Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës në zonën e “Astirit” në kryeqytet.
Mësohet se lokali ndodhet në katin e parë të një pallati. Tre zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të evakuuar disa banorë që rrezikohen nga asfiksia e tymit, ndërsa zjarri është vënë tashmë nën kontroll.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.