Policia Tiranë informacion për situatën e rrugëve

Tirana

Policia Tiranë informacion për situatën e rrugëve

Më: 6 janar 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Policia e Tiranës ka publikuar situatën në disa segmentet rrugore për shkak të motit të keq. Deri më tani rezulton se : – Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Dajtit, nga Trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për Rrugën lart, është e pakalueshme edhe me zinxhir. Po punohet për hapjen e segmentit Rrugorë.

– Autostrada Tiranë – Durrës, nuk ka probleme

– Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Ndroq – Durrës, nuk ka probleme.

– Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Elbasan, është i kalueshëm nga Tuneli pa probleme, rruga e vjetër ka prezencë të pakët bore, por i kalueshëm pa zinxhir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat