“Për Haradinajn, një komb një qëndrim”

Tirana

“Për Haradinajn, një komb një qëndrim”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga protesta për Haradinajn, foto arkiv

(E plotësuar) - Të rinjtë në kryeqytet janë duke protestuar përpara ambasadës franceze në Tiranë, për lirimin nga e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga burgu në Francë.

Me pankarta të shumta në duar ata e konsiderojnë Haradinajn simbol të lirisë, dhe arrestimi i tij është i paparanueshëm.  

“Haradinaj, simboli i lirisë”

“Për Haradinajn, një komb një qëndrim”!

Protestat do të vijojnë sërish ,sipas të rinjve derisa të ketë një reagim nga autoritet franceze. Ndërkohë që pritet seanca e radhës për gjyqin që është duke u zhvilluar në Francë për  ish kryeministrin e Kosovës, në lidhje me një urdhër arrest të vitit 2004 nga Serbia.

Nis protesta në Tiranë për lirimin e Ramush Haradinajt! 

Ka nisur protesta në Tiranë e shumë të rinjve, që kanë zgjedhur të mblidhen dhe të apelojnë përpara ambasadës Franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.

Me pankarta në duar, të rinj i apelojnë autoriteteve franceze që të kërkojnë lirimin e kreut të AAK-së, pasi ky arrestim është i padrejtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat