Tjetër viktimë nga gripi, vdes fëmija 5 vjeç në Tiranë

Tirana

Tjetër viktimë nga gripi, vdes fëmija 5 vjeç në Tiranë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Vijon të shtohet numri i viktimave të shkaktuara nga epidemia gripale që ka pushtuar vendin.

Këtë herë, është një 5-vjeçar që ka humbur jetën në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, një ditë më parë ka vdekur në spital një fëmijë i mitur, 5 vjeç.

Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga gripi, ndërsa  materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, shtojnë të njëjtat burime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat