Misioni i FMN-së nis takimet në Tiranë

Tirana

Misioni i FMN-së nis takimet në Tiranë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:20
Arben Ahmetaj dhe Anita Tuladhar

Misioni i radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar nisi këtë të martë takimet zyrtare në Tiranë.

Misioni nisi takimin e parë në orën 09:30 në Ministrinë e Financave.

Ky është takimi i fundit i misionit të FMN-së në kuadër të marrëveshjes trevjeçare me qeverinë shqiptare, ku FMN kishte një rol mbikëqyrës. Zyrtarë të lartë të qeverisë janë shprehur se do të vijohet bashkëpunimi me FMN-në, por roli i saj do të jetë këshillues. Kjo pritet të zyrtarizohet pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit.

Misioni sipas axhendës do të jetë në Tiranë deri në datë 24 janar, në përfundim të së cilit pritet të mbahet një konferencë për shtyp.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, misioni pas një analize të sistemit financiar në vend pritet të firmosë marrëveshjen përmbyllëse për t’i propozuar më pas Bordit të Drejtorëve, lëvrimin e këstit të fundit të kredisë, i cili do të përmbyllë fondin prej 330 milion euro nga FMN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat