OSHEE: Nesër disa zona në Tiranë pa energji elektrike, ja oraret

Tirana

OSHEE: Nesër disa zona në Tiranë pa energji elektrike, ja oraret

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se nesër disa zona në kryeqytet do jenë pa energji, ndaj merrni masa.

OSHEE njofton se ndërprerja do të jetë për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Në njoftimin e saj për shtyp, OSHEE thekson se ndërprerja do të jetë nga ora 09:00-13:00 dhe do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.

Si pasojë pa energji do të jenë gjatë këtij intervali kohor zona si; rruga “Nazmi Rushiti”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Mine Peza” si dhe rruga “Skënder Kosturi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat