Nga java tjetër pagesa e parkimit në Tiranë, vetëm 1 SMS larg!

Tirana

Nga java tjetër pagesa e parkimit në Tiranë, vetëm 1 SMS larg!

Më: 30 janar 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka prezantuar nismën më të re ditën e sotme që ka të bëjë me parkingjet në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Kryebashkiaku Veliaj tha se tashmë po punohet që pagesa e parkingut në Tiranë të bëhet përmes SMS dhe jo më me bileta. Veliaj tha se nga java e ardhshme do të nisë një projekt pilot për pagesën e parkingut përmes celularit.  

"Nga java tjetër do pilotojmë sistemin e pagesës së parkingut jo më me biletë, por përmes celularit. Verifikimi nga policia bashkiake do ndodhë vetëm me pajisje elektronike. Çdo gjë do të lerë gjurmë në sistem dhe do të jetë një nga lehtësitë e qytetarëve për të parkuar. Fillojmë pilotimin nga java tjetër. Mjafton një SMS apo një aplikacion për të paguar parkimin në Tiranë, pa e ndryshuar fare tarifën. S'do ketë më blerje të biletave me para cash. Ky projekt ka filluar që kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Të jetë edhe Tirana njësoj si Zagrebi, njësoj si Shkupi", u shpreh Veliaj.  

Deklaratat e tij Veliaj i bëri gjatë analizës vjetore të Policisë Bashkiake.  Ai vlerësoi rolin e kësaj strukture të Bashkisë së Tiranës në menaxhimin e punës së bashkisë dhe përballimin e emergjencave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat