Ben Blushi i LIBRA-s ka inspektuar sot që në mëngjes, Tregun e Tiranës dhe ka dalë në konkluzionin se aty ka një monopol të pastër të krijuar nga vetë shteti.
Deputeti rebel që braktisi PS-në dhe themeloi LIBRA-n ka publikuar këtë fotografi me shënimin: “Te tregu ushqimor i Tiranës, Kashar, sot në mëngjes. Është çmenduri ajo që paguajnë si qira këta tregtarë të vegjël.
Qiratë e tyre nuk i merr buxheti publik por një monopol i pastër që duhet të ndërpritet. 500 tregtarë paguajnë secili 500 euro në muaj. Për çfarë? Sepse shteti nuk ndërton një treg publik!” thotë Blushi.