Veliaj: Parkingu me pagesë në formë elektronike, shmang kaosin në Tiranë

Tirana

Veliaj: Parkingu me pagesë në formë elektronike, shmang kaosin në Tiranë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:38
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi të martën projektin e parkingut elektronik me pagesë në Tiranë, si mënyra më moderne që shmang kaosin në kryeqytet.

Gjatë analizës vjetore “Tirana Parking”, Veliaj sqaroi se çdo qytetar në Tiranë do të ketë mundësi ta paguaj me celularin e vetë në numrin 50 500 parkingun për 1 orë. “10 minuta para se të përfundoj koha e parkimit atij do ti vijë një mesazh lajmërues”, tha Veliaj.

Sipas tij “kjo është mënyra më moderne se si ne e sjellim qytetin e Tiranës në të njëjtin rang si shumica e qyteteve të zhvilluara’, ku shmanget çdo kontakt fizik në shërbimin e parkimit”. “Ne jemi qyteti i parë në Shqipëri ku eliminohet kontakti fizik me njerëzit. Po ashtu punonjësit e parkimit do të pajisen me një tablet ku vetëm do të fusin targën e makinës dhe do të shohin sa minuta i kanë mbetur dhe nëse parkingu nuk është paguar do të aplikohet gjoba përkatëse”, tha Veliaj.

Çdo ditë në Tiranë lëvizin 200 mijë makina për 4 mijë vende parkimi në gjithë Tiranën, shtoi Veliaj, duke argumentuar se përse nuk mund të funksiononte parkimi falas në kryeqytet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat