Konventa e LSI-së, zgjidhen sot 179 anëtarët e Komitetit Drejtues

Tirana

Konventa e LSI-së, zgjidhen sot 179 anëtarët e Komitetit Drejtues

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:07
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim organizon sot Konventën Zgjedhore të LSI Tiranë.

Në aktivitetin, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 10:00, do të marrin pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit. Kandidatët për në Komitetin Drejtues të LSI Tiranë do të jenë 256, nga të cilët do të përzgjidhen 179 anëtarët. Procesi i votimit të kryhet me sistem elektronik, ndërkohë që në këtë konventë do të zgjidhet edhe Kryetari i LSI Tiranë. 

Lëvizja Socialiste për Integrim vjen në këtë konventë pas një procesi zgjedhor në çdo organizatë të partisë. Përmes këtij procesi, çdo organizatë ka zgjedhur kryetarin e organizatës, si edhe delegatët që do të marrin pjesë në konventën e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat