Diçka e bukur u pret nesër në Tiranë...është Shën Valentin!

Tirana

Diçka e bukur u pret nesër në Tiranë...është Shën Valentin!

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:00
Ilustrim

Bashkia e Tiranës ka menduar që ditën e nesërme ta bëjë sa më të veçantë për të gjithë të dashuruarit.

Kështu nesër do të mbahen një sërë aktivitetesh të ndryshme nën moton “Tirana Loves”. Do të jenë mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore që të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.

Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive. Për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për organizimin e eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit. Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat