Tirana: Deri në fund të vitit do ta shkatërrojmë fenomenin me kanabisin

Tirana

Tirana: Deri në fund të vitit do ta shkatërrojmë fenomenin me kanabisin

Më: 7 mars 2017 Në ora: 08:11
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri në takim me shefin e policisë italiane Xhorxho Toski

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri priti sot në zyrën e tij shefin e policisë italiane Xhorxho Toski, me ç'rast u zotua se këtë vit ka një plan për të zhdukur kultivimin e kanabisit.

Ndërkaq, nga ana e tij, zyrtari italian tha se këtë vit janë kapur dyfishi i kanabisit duke numëruar 20 ton të tillë.  

"Këto fluturime monitoruese, të kryera sidomos kohët e fundit dhe vitin e fundit, kanë bërë të mundur identifikimin e shumë më tepër parcelave të mbjella me kanabis, kanabis indian në sipërfaqe të ndryshme në Shqipëri. Ndërsa përforcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos shkëmbimi i informacionit, ka bërë të mundur që sekuestrimet në det nga ana e policisë  italiane në bashkëpunim me autoritetet e Policisë shqiptare, të dyfishohen, duke arritur deri në rreth 20 ton substanca narkotike" , tha Toski.

Toski shprehu shqetësim për rritjen e kanabisit që vjen nga Shqipëria në brigjet italiane, transmetojnë mediat shqiptare.

"Shqetësimet tona janë të inkurajuara nga fakti se sekuestrimet po rriten dhe kjo do të thotë që bashkëpunimi ynë mes dy vendeve tona dhe në mënyrë të veçantë me ekspertët e shërbimit antidrogë, funksionon dhe funksionon mirë" , tha zyrtari i lartë italian.

Nuk ka munguar "sqarimi" i ministrit të Brendshëm se sa më shumë drogë kapet aq më mirë është.

"Që ta kuptoni sepse zakonisht e lexoni keq, në punën e policisë dhe në punën e Policisë së Shtetit, sa më shumë shkatërrohen dhe sa më shumë kap, është sukses" , tha Tahiri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat