Dita e Verës, ja aktivitetet e bashkisë së Tiranës

Tirana

Dita e Verës, ja aktivitetet e bashkisë së Tiranës

Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:50
Tirana

Tirana e ka kthyer Ditën e Verës në një festë të madhe familjare për një milionë banorët e saj por jo vetëm.

Siç është bërë tashmë traditë, Bashkia e Tiranës ka menduar që të organizojë një sërë aktivitetesh më 14 mars, jo vetëm për fëmijët, por për të gjitha grupmoshat. Për 14 orë rresht, qytetarët do të kenë mundësi që të ndjekin 14 aktivitete të ndryshme duke e pasuruar jetën atë ditë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta sportive dhe kulturore. Në 14 mars do të inagurohet edhePazari i  Ri, i transformuar tërësisht duke u kthyer në një nga pikat më interesante të kryeqytetit për turistët.

“14 aktivitete, 14 orë, 14 Mars. Tirana e ka kthyer Ditën e Verës në një festë të madhe familjare për të 1 milionë banorët e saj! Mos mungo! Ne jemi gati për #DitaVeres . Nisim nga inaugurimi fantastik te #PazariRi, lojra dhe argëtim te #Bulevardi, Panairi i Biznesit e dj lokal te #NënëTereza, karnavalet te #Liqeni, 400 artistë të huaj te #Piramida dhe super street party në #Bllok! Të presim në 14 Mars nga ora 9:00 deri sa të keni takat!”, shkruan Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat