Bulevardi i Ri, Veliaj: Shembulli se si transformohet Tirana

Tirana

Bulevardi i Ri, Veliaj: Shembulli se si transformohet Tirana

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:07
Bulevardi i Ri i Tiranës

Brenda muajit qershor, Bulevardi i Ri i Tiranës do të jetë gati. Në videon e publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook, dallohen qartë ritmet e shpejta me të cilat kanë ecur punimet si dhe angazhimi i punonjësve të angazhuar për të përfunduar sa më shpejt dhe me cilësi punimet.

“Vazhdon mbjellja e pemëve dhe nisim punën për ndriçimin. Për pak muaj jemi gati te Bulevardi i Ri! Pas Pazarit të Ri, një tjetër shembull se Tirana transformohet me punë e jo me llafe”, shkruan Veliaj.

Gjithçka tashmë ka marrë formë dhe krahas shtrimit të pllakave, ka filluar edhe mbjellja e pemëve, ndërsa për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është përfunduar edhe parkimi nëntokësor.

Në Bulevardin e Ri të Tiranës do të ndërtohen godinat e mjaft institucioneve publike, kulturore, artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i Bulevardit të Ri po shton gjelbërimin në këtë zonë dikur të harruar.

Krahas zhvillimit ekonomik të zonës, krijimit të vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit dhe zhvillimit të projekteve të reja përgjatë këtij korridori, ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës ka filluar që të japë rezultatet e para të drejtpërdrejta edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e vendosur Tiranën në trajektoren e zhvillimit të një qyteti modern europian, ku punohet dhe jetohet më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat