Prokuroria po hetonte zhdukjen e dokumenteve 'top sekret' para denoncimit të Berishës

Tirana

Prokuroria po hetonte zhdukjen e dokumenteve 'top sekret' para denoncimit të Berishës

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:51
Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për zhdukjen e disa dokumenteve të klasifikuar si super sekrete nga kasaforta e ministrisë së Brendshme.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime të organit të akuzës. Pak ditë më parë ishte ish-kryeministri, Sali Berisha i cili, referuar denoncimit të “komisarit dixhital” pretendoi se bëhet fjalë për 28 dokumenta të cilat dyshohet se janë vjedhur nga kasaforta

Por të njëjtat burime nga Prokuroria pohojnë se hetimet kanë filluar shumë javë më parë se sa Berisha të bënte publik denoncimin në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu mësohet se në krye të grupit hetimor është vënë pikërisht Petrit Fusha, drejtues i Prokurorisë Tiranë.

Denoncimi nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncoi në 5 prill vjedhjen e dokumenteve super sekrete nga kasaforta e Ministrisë së Brendshme. Referuar një mesazhi të komisarit dixhital, Berisha akuzon për zhdukjen e 28 dokumenteve ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.Sipas mesazhdërguesit, kanë humbur 28 shkresa të rëndësishme me siglën tepër sekret që ruheshin në kasaforta me kode tepër sekret dhe që hapen vetëm në prani të drejtorit Çipa. Për zhdukjen e këtyre dokumenteve, sipas komisarit dixhital janë pezulluar punonjës të policisë të niveleve të ulëta.

Statusi ne Facebook

Në kasafortën e Ministrisë së Brendshme Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentet super sekrete!Komisari dixhital informon:-zhdukjen e 28 dokumenteve super sekrete për krimin, nga kasaforta super sekrete e policisë së shtetit,– në ministri të gjithë e dinë se ato i kanë vjedhur– Ardian Çipa dhe Saje qorri– Xhafa -Çako përpiqen të fshehin zhdukjen e dokumenteve.I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të ndërhyjë me urgjencë për të prerë duart e krimit në dokumentet supersekrete të luftës kundër tij dhe të vendosë para ligjit autorët e këtij akti të rëndë kriminal, për të cilët e gjithë Policia e Shtetit flet dhe ka dijeni! sb

“Mirëdita Doktor, desha të ju informoj se te Drejtoria e Krimit të Organizuar ku është Ardjan Cipa kanë humbur 28 shkresa tejet të rëndësishme me siglën tepër sekret. Për këtë zhdukje të dokumenteve top sekret të cilat ruhen në kasaforta me kode tepër sekret dhe që hapen vetëm në prani të drejtorit Çipa kanë një jave dhe kanë pezulluar vetëm nivele të ulëta drejtimi. Të gjithë e dinë se mbrapa kësaj vjedhje qëndrojnë direkt Tahiri dhe Çipa pasi bëhet fjalë për informacion të klasifikuar tepër sekret. Ju lutem shumë bëjeni publike sepse Xhafa dhe Çako po bëjnë presion të madhe për të mbyllur skandali.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat