Bllokohen të gjitha hyrje-daljet e Tiranës

Tirana

Bllokohen të gjitha hyrje-daljet e Tiranës

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:51
Tirana

Artan Çuku, ish-drejtori i Policisë Vlorë humbi jetën sonte nga një atentat me armë zjarri, vetëm 50 metra larg nga banesa ku edhe jeton ne Tirane.

Burimet e Policise bëjnë me dije se kane marre informacion për autoret e mundshëm te atentatit dhe kane ngritur postoblloqe te shumta ne te gjithë qytetin.

Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të gjitha të mbyllura, tha gazetari Artan Hoxha, i cili tha se ish-kryepolicin e kane ekzekutuar vrasës me pagese.

Nuk dihet ende asgjë për autoret, teksa Policia po sheh itenerarin qe kishte kryer deri ne momentin e ngjarjes Cuku, me ke ka qene dhe ku, si dhe po merren filmimet e kamerave te sigurisë së perimetrit të zonës.

Mesohet se autoret kane qene me motorr dhe me te me pas janë larguar ne veri te zones ku ndodhi ngjarja pasi kryen krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat