Të dërguarit e PPE dhe PE nesër në Tiranë

Tirana

Të dërguarit e PPE dhe PE nesër në Tiranë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:34
Zëvendëspresidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein

Zëvendëspresidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein do të mbërrijnë në Tiranë të martën në mesditë me synimin për të zgjidhur ngërçin politik përmes një marrëveshjeje të dakordësuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Dy negociatorët do të mbërrijnë në Tiranë me konsensusin e dhënë nga mazhoranca dhe opozita për të qenë pikërisht ata që do të hartojnë një dokument, i cili pas negociatave të përbashkëta të synojë të marrë firmat e palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat