Nesër do të jenë pa energji elektrike këto zona të Tiranës

Tirana

Nesër do të jenë pa energji elektrike këto zona të Tiranës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:49
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 25 prill do të kryhen punime në disa n/stacione në kryeqytet në kuadër të investimeve në rrjetin e shpërndarjes.

Sipas njoftimit këto do të jenë zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë" 

Punime në n/stacionin Farkë, ora 09:00-14.00 

Pa energji do të jenë fshatrat: Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe deri në Baldushk. 

Punime në n/stacionin Rajonal, ora 10:00-14.00 

Pa energji do të jenë: rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat