Ndeshja Partizani-Kukësi, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Tirana

Ndeshja Partizani-Kukësi, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:24
Tiranë

 

Ditën e nesërme do të luhet në Tiranë ndeshja Partizani-Kukësi në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Policia e kryeqytetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes. Për këtë arsye, në disa rrugë do të ketë bllokime dhe kufizim të qarkullimit.

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 – 22:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Në hyrje të Stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelsa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.

Për të gjitha ata shtetas, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë sanksione ligjore ndaj tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat