Ulen çmimet e shitjes së banesave në Tiranë, rriten qiratë

Tirana

Ulen çmimet e shitjes së banesave në Tiranë, rriten qiratë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:09
Tiranë

Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave në Tiranë kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme në tremujorin e parë të vitit 2017.

Kështu, indeksi i qirasë vijoi prirjen rritëse për të tretin tremujor, duke u rritur me 6.3% në terma realë vjetorë, sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa, indeksi i çmimit të banesave, u kthye në normë rënëse në tremujorin e parë të vitit 2017, pas rritjes me 4% në tremujorin e fundit të vitit 2016. Ky indeks ra me 5.9% në terma realë.

Dinamika e ndryshme e dy indekseve rezultoi në ulje të raportit çmim/qira në tremujorin e parë të vitit 2017.

Rënia e çmimit të banesave lidhet mbi një mbi ofertë banesash të reja në Tiranë, ndërsa rritja e çmimit të qirave tregon se ky lloj tregu vazhdon të ketë kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat