"KLM" vjen në Tiranë, linja drejt Amsterdamit

Tirana

"KLM" vjen në Tiranë, linja drejt Amsterdamit

Më: 12 maj 2017 Në ora: 07:32
Water Salut

Aeroporti Nënë Tereza i uroi mirëseardhjen avionit të parë të degës me kosto të ulët të grupit të famshëm Air France KLM me simbolikën e famshme të përshëndetjes me ujë, “Water Salut”.

Pas Parisit, kompania shtoi në hartën e fluturimeve direkte me Tiranën edhe qytetin e Amsterdamit, tre herë në javë.

“Pasi pamë simotrën tonë, Transavia France, e cila lidh Tiranën me Parisin dhe po kishte sukses, sepse është rritur çdo vit me gati 20 përqind, thamë që është koha që t’i bashkohemi kësaj aventure dhe të lidhim Tiranën me Amsterdamin me avantazhin që përmes Amsterdamit, ju mund të keni aksesin në rrjetin e plotë të KLM për të gjitha vendet e tjera, mes të cilave SHBA, Amerika e Jugut, por edhe në Azi”, thotë Mattij ten Brink, CEO i Transavias.

Linja do të jetë sezonale për periudhën e verës, por objektivi është më shumë se kaq. 

“Do të thotë synojmë që bashkë me Transavia Francë të kapim shifrën e 50.000 pasagjerëve këtë vit, nëse arrijmë këtë numër do të përpiqemi të zgjerohemi dhe e dimë që Shqipëria është një vend në rritje, dimë gjithashtu që numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë është në rritje, pra bazuar në të gjitha këto prognoza, në mendojmë se ka mundësi për zgjerim dhe mundësi për një fluturim permanent”, thotë Mattij ten Brink.

Por cilat janë avantazhet e linjës sa i përket çmimit të biletave?

“Ne fillojmë çmimet tona nga 29 euro. Kuptohet që ky çmim është jo për çdo vend qëndrimi në avion dhe varet nga rezervimi në kohë, sa më herët të rezervosh aq më e lirë është bileta. Në këtë rast 29 euro është realisht çmimi që merr, pra ajo që sheh është ajo që paguan, përveçse nëse do të kesh shërbime shtesë. Nuk ka taksa të fshehura”, thotë CEO i Transavias.

Referuar taksave, shefi ekzekutiv i Transavias shpreh këtë shqetësim.

“Taksat e aeroportit, nëse i krahasojmë me vendet e tjera ku ne fluturojmë janë relativisht të larta, të cilat ne i absorbojmë në çmim, por kjo mund të jetë një barrierë në të ardhmen”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat