OSCAL në Tiranë mbledh 400 entuziastë të teknologjisë

Tirana

OSCAL në Tiranë mbledh 400 entuziastë të teknologjisë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 16:38
Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania

Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, është zhvilluar për të katërtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi.

Kjo konferencë ka filluar punën ditën e djeshme dhe do të zgjasë edhe sot deri në fund të ditës.

Për njërin nga organizatorët e kësaj konference, Elio Qoshi, kjo konferencë ka filluar si nevojë për të mësuar diçka të re rreth teknologjive të hapura.

Ai tregoi se kjo konferencë ka filluar për herë të parë në vitin 2014, por që çdo herë ka ardhur duke u zmadhuar.

Qoshi: Ka filluar në vitin 2014

“Oscal ka filluar si një konferencë që kemi menduar gjithmonë që pse duhet të shkojmë, të udhëtojmë nëpër gjithë vendet e botës për të parë diçka për të mësuar rreth teknologjive të hapura, kur ca nga ne nuk ka mundësi për të udhëtuar, sidomos në vendet tona në Kosovë dhe në Shqipëri gjithashtu. Ne kemi shumë probleme me vizat dhe shumë njerëz nuk kanë mundësi dhe mendojmë që dija duhet të jetë në akses të lirë dhe kemi menduar që ta bëjmë një konferencë të tillë këtu për të gjithë njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi. Ka filluar në vitin 2014 dhe e zmadhuar gjithnjë e më shumë tani jemi në vitin e katërt edhe na pëlqen puna, na pëlqen shumë njerëzit që vijnë, spikeret e rinj dhe gjithmonë një eksperiencë e re çdo vit”, tha ai.

"Internet of People" është slogan që ka shoqëruar edicionin e katërt të OSCAL, për të theksuar rolin tonë si individë në industrinë e teknologjisë.

Organizatori Elio Qoshti tha se këtë vit është trajtuar tema e cila ka të bëjë me raportin në mes njerëzve dhe internetit. Ai tha teknologjia nuk duhet të merret si e mirëqenë, meqë sipas tij pa njerëzit, interneti nuk do të kishte asnjë kuptim.

Qoshi: Tema këtë vit është interneti i njerëzve

“Tema këtë vit është interneti i njerëzve për shkak se ironizojmë pak, bëjmë pak shaka me internet of things, internet of things janë të gjithë pajisjet harduerike që janë të lidhura me internetin. Por, ngaqë është bërë një kauzë aq e madhe dhe mungesë sigurie edhe intelegjenca artificiale për shembull që ka krijuar një kaos dhe shumë probleme në jetën e digjitale të njerëzve, ne donim të rikthenim përsëri tek interneti i njerëzve që nuk kanë rëndësi gjërat por ka rëndësi njerëzit. Dhe nuk ka kuptim një internet pa patur njerëz”, tha ai.

Kjo konferencë ka grumbulluar mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjenci si dhe profesionistë të kulturës ‘Free Open Source’.

Për Qoshin kjo konferencë ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë ata që duan të mësojnë diçka të re.

Qoshi:  Rajonit shqipfolës i nevojiten konferenca të tilla

“Mendoj që është shumë e rëndësishme për shkak se në Kosovë ka pasur një konferencë të tillë gjithmonë, por neve në fakt na ka frymëzuar jashtëzakonisht shumë Kosova, për shkak se kanë filluar para shtatë, tetë vitesh dhe ne donim ta bënim edhe në Tiranë gjithashtu. Për shkak, se përveç Kosovës në rajonin shqipfolës nuk ka asnjë konferencë të tillë, një vend ku njerëzit të takohen për të folur rreth këtyre çështjeve. Ne mendojmë që bëjmë një punë shumë të rëndësishme edhe është një pikëtakim që shumë njerëz nuk e gjejnë dot diku tjetër”, tha ai.

Larmishmëri prezantimesh dhe punëtori janë mbajtur paralelisht në disa salla, për të dy ditët e konferencës. Nga ora 9 deri në orën 18 pjesëmarrësit kanë mundur të ndjekin temat e tyre të preferuara dhe të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur.

Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Ëikipedia, phpList, Nextcloud, janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të merrnin më tepër informacion rreth projekteve.

Polina Malaja, koordinatore ligjore në “Free Softëare Foundation Europe”, e cila ka prezantuar para pjesëmarrësve tha se është shumë e kënaqur me interesin e pjesëmarrësve për të dëgjuar ligjëratën e saj.

Malaja: So të prezantoj çështje që lidhen me ndryshimin e politikave të KE-së

“Gjatë prezantimit do të prezantoj çështje që lidhen me ndryshimin ose përmirësimin e politikave të komunitetit evropian. Për sa i përket elementeve siç është free souftver, pra souftveri i lirë dhe gjithmonë në nivel evropian. Kjo do të jetë prezantimi im në aktivitetin e sotëm. Për komunitetin lokal që jemi në këtë fushë, është ajo që do mundohem të bëjë dhe e mendoj të rëndësishme faktin që dijet që kanë në nivel politik bërje në nivel të lartë për teknologji free souftver të adaptohen dhe të merren sa më lehtësisht nga komunitetet lokale të cilat në vijim i adaptojnë ose i procedojnë”, tha ajo.

Ndërsa, Arion Banishta, nga organizata ‘Mozilla dhe Flossk’ nga Kosova, tha se ka një rëndësi shumë të madhe kjo konferencë për Ballkanin.

Banishta: Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe në Ballkan

“Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe në Ballkan, i promovon vlerat e souftverëve të hapur, është promovim i vlerave. Është hera e dytë që marrë pjesë, hera e parë ka qenë vjet, sivjet do të thotë  kthehem përsëri me një ligjëratë dhe ëorkshop", tha ai,

Kurse, Jan-Christoph Borchardt, nga ‘Nextcloud’, tha se interesi ishte shumë i lartë nga pjesëmarrësit dhe se ishin shumë aktiv.

Borchardt: Prezantova një ëorkshop në lidhje me platformën Nextcloud

“Isha vitin që kaloj dhe më pëlqen shumë komuniteti këtu, më pëlqen shumë koha dhe më pëlqen në përgjithësi gjithë pjesa e organizimit. Dhashë edhe një ëorkshop pak më parë në lidhje me platformën Nextcloud dhe shkoj shumë mirë. Intersi është shumë i lartë nga pjesëmarrësit, ata morën pjesë në mënyrë aktive në ëorkshop, u munduam që të bëjmë edhe një llogari dhe të shohim se si mund të kontribuojmë për çështjet e nextclou”, tha ai.

George Roter, nga ‘Mozilla’ në Berlin, tha se merr pjesë në këtë konferencë për dy arsye.

Roter: Jam këtu për dy arsye

“Jam këtu për dy arsye, arsyeja e parë është se kam një prezantim që lidhet me komunitetet dhe se si zhvillohen dhe angazhohen komunitetet Mozilla dhe jo vetëm në gjithë botë. E dyta është se në Shqipëri ka shumë anëtarë pjesëmarrës të komuniteteve Mozilla dhe është një moment i mirë që të takohem me ta. Atmosfera është shumë e mirë, njerëzit janë shumë entuziastë, është si një lëvizje relativisht e re, por goxha e fuqishme”, tha ai.

OSCAL është organizuar më 13 e 14 maj 2017 pranë ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti që ka qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat