Veliaj: Mbështetje për prodhimet vendase

Tirana

Veliaj: Mbështetje për prodhimet vendase

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:26
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ishte në Petrelë për të mbështetur të rinjtë dhe biznesin vendas në zhvillimin e zonave rurale dhe të ekonomisë së kryeqytetit.

Pasi dëgjoi historinë e një të riu, i cili është rikthyer në fshat për të ngritur një biznes, Veliaj tha se bashkia do të nxisë prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

“Sot, ekonomia e Tiranës, kryesisht pjesës urbane, gjeneron 40% të GDP të vendit, formalisht, bashkë me rrethinat që i janë shtuar, patjetër 50% të ekonomisë së vendit. Pra, 50% e të ardhurave të gjithë Shqipërisë, taksave dhe kontributeve financiare të gjithë Shqipërisë gjenerohen në Tiranën tonë. Është pa sens që këto para t’i çojmë si valutë për të marrë mall që prodhohet jashtë, jo detyrimisht në cilësinë më të mirë, pjesa më e madhe është ambalazh dhe shumë pak produkt organik, bio, si ato që kemi në rrethinat e Tiranës. Unë e kam të sinqertë thirrjen, kur them se, nëse secili prej nesh largohet nga kjo trevë duke blerë diçka dhe duke lënë pak të holla pas, duke konsumuar të njëjtën gjë në tregjet e pazaret tona, sigurisht që kemi dhënë një kontribut për të rigjeneruar ekonominë tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku solli gjithashtu në vëmendje edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës për sipërmarrësit e rinj, përmes granteve apo mikrokredive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat