“O b*****, të *i motrën, mos e bëj më atë gafë”, polici shan shoferin në mes të Tiranës

Tirana

“O b*****, të *i motrën, mos e bëj më atë gafë”, polici shan shoferin në mes të Tiranës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:46
Policia e Tiranes

“Nisma Thurje” ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku denoncon rastin e dy policëve që ofendojnë dy qytetarë në makinë.

Sipas postimit të bërë në Facebook, dy policët i bllokojnë rrugën shoferit në fjalë me një mercedes gri me targa civile dhe dalin duke bërtitur e sharë se ju kishin zënë rrugën duke ecur ngadalë.

Në video, dëgjohen ofendimet që i bëjnë policët dy qytetarëve, ndërkohë që këta të fundit përpiqen t’i qetësojnë duke u sjellë në mënyrë korrekte.

“O b*****, të *i motrën, mos e bëj më atë gafë,” dëgjohet teksa fyen një nga uniformat blu. “Po mirë o zotëri, të drejtë ke, por jo me kështu fjalësh,” thotë shoferi i mjetit.


Denoncimi i qytetarit te Nisma Thurje:

Kush ja jep te drejten policise se shtetit te shaje dhe ofendoje rende qytetaret? Si mund te mbajne uniforme njerez te tille qe sillen si gangstera? Si mund te zbatojne ligjin keta? Na zune rrugen me nje mercedez gri me targa civile dhe dolen si gangstera duke bertitur e share me liber shpie se ju kishim zene rrugen ngaqe ecnim ngadale. Keta njerez nuk duhet te rrine ne policine e shtetit. Jane nje turp!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat