Rama: Kemi bërë shumë për Tiranën

Tirana

Rama: Kemi bërë shumë për Tiranën

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2017 Në ora: 08:58
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në postimin e tij të mëngjesit ka publikuar një video të të ish Kompleksit Sportiv Dinamo.

Rama ka shkruar se ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një të dielë të mbarë me këtë video të transformimit të ish Kompleksit Sportiv Dinamo nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, në Parkun Olimpik të Tiranës që sot çel dyert për sportistët, federatat e sporteve dhe të gjithë qytetarët

Kemi bërë shumë për Tiranën. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste  nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #TiranënQëDuam #ShqipërinëQëDuam me #Shtet  #Punë  #Mirëqenie  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat