Veliaj: Urbanizim do të thotë arsim, jo lule e bare

Tirana

Veliaj: Urbanizim do të thotë arsim, jo lule e bare

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 11:03
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj paraditen e kësaj të marte ndodhet në Njësinë nr. 4 në kryeqytet për një bilanc të punës së Bashkisë nën moton “Tirana – 2 vjet e zgjuar”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh para banorëve të Njësisë nr. 4 se “U deshën 25 vite që ti jepej dum Tiranës. Në shumë pak kohë ne me punë përfunduam Sheshin ‘Skënderbej’, i cili hapet ditën e shtunë në orën 19.30 me një ceremoni fantastike, me motive folklorike. Në 7 – 8 muaj mbaruam Pazarin e Ri, i cili ishte kazani më i madh i plehrave, dhe sot punësohen mbi 1000 veta. Parku Olimpik është një nga ambientet më dinjitoze në Tiranë.”

Në bilancin e tij Veliaj tregon se punët nuk bëhen vetë, por duhet të jemi aty çdo ditë e çdo natë. “Kur të plas cipa përtej turpit çdo gjë është rehat. Për cilët fëmijë Basha do të bëjë ndryshime, sepse të vetët i kanë në Holandë, apo të Strazimirit që prishi me pistoletë këndet e fëmijëve. Në 2 vite rindërtuam kopshtin nr.55 në Kinostudio, kopshtin nr.36 e shumë e shumë të tjera me rrallë. E filluam nga kopshtet dhe çerdhet sepse komoditetet e fëmijëve nuk presin, dhe nëse prindërit nuk kanë fëmijët të sigurt çfarë mund të duan tjetër.”

Kryebashkiaku nuk la pa përshëndetur në këtë bilanc 2-vjeçar as futbollistin Lorik Cana i cili “është një nga djemtë që na ka ndihmuar më së shumti”.

Veliaj nuk la pa u rikujtuar edhe njëherë qytetarëve, kreditë për çiftet e reja, bonuset për fëmijët ekselentë, administratorët e pallateve.

“Çiftet e reja deri me datë 8 Qershor kanë afat për të aplikuar për kreditë e shtëpive. Procesi i administratorëve të pallateve, në çdo pallat që duhet rimbajtur një çati një panel diellor duhet patjetër një administrator pallati. Vitin që kalojë rikthyem çekun e fëmijëve, idenë që e solli Rama i pari fare. Rikthyem bursat për nxënësit me 10, më  mirë të ndihmojë ata me 10 edhe të bëjmë më pak asfalt. PD çdo mandat sjell nga një kandidat të ri sepse duke mos i mbajtur premtimet s’ka se si të lërë të njëjtën fytyrë, ndërsa ne do të mbajmë këta që kemi sepse ne kemi punuar.”

“Shkollën e re që do të bëjmë do ta quajmë Ardian Klosi, shkollë kjo e cila do të japë gjuhën e huaj, gjermanishten, sepse e meriton. Dhe me kopshte e shkolla jemi shumë më përpara se ato privatet. Urbanizim do të thotë arsim, jo bare e lule”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat